Kosova dhe Shqipëria do të bashkojnë në sigurinë e kufirit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova dhe Shqipëria do të bashkojnë në sigurinë e kufirit
1
25/05/2026 - 14:43
Linku u kopjua

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vizituar sot Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) të Ministrisë Punëve të Brendshme, ku u pritën nga Drejtori i Departamentit për Kufi, Nënkolonel Fehmi Xhata dhe  Koordinatori i QKMK-së, Samir Krasniqi.

Qëllimi i vizitës ishte në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit, pas vizitës studimore të delegacionit të Policisë së Shtetit Shqiptar në QKMK gjatë muajit prill.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e QKMK-së prezantuan mekanizmat dhe kapacitetet e ndërtuara në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK), me theks të veçantë në rolin e QKMK-së në koordinimin dhe bashkërendimin 24/7 të institucioneve përgjegjëse për sigurinë kufitare.

Me këtë rast, Ambasadori Malaj vlerësoi lart punën dhe profesionalizmin e zyrtarëve të QKMK-së, duke theksuar se kjo qendër përfaqëson një model të avancuar të bashkërendimit institucional në rajon dhe një mekanizëm kyç në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme në kufi dhe brenda territorit.

Gjithashtu, ai rikonfirmoi gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen dhe bashkëpunimin në projektet që kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërshtetëror.

Pas takimit, delegacioni zhvilloi një vizitë në ambientet operative të QKMK-së dhe njësive të saj vartëse, ku u njoftua nga afër me punën dhe funksionimin e qendrës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026