Dita Ndërkombëtare e ndërgjegjësimit ndaj minave
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot është Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj minave. OKB-ja vlerëson se deri në 20 mijë njerëz humbin jetën, ose gjymtohen çdo vit nga minat tokësore dhe thotë se të paktën një e pesta e viktimave janë fëmijë.

Me rastin e kësaj dite Qendra Koordinuese për Deminim e Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovës do të prezantojë Planin Strategjik të Deminimit të Ministrisë për vitin 2019-2024.

Në këtë takim do të marrin pjesë stafi i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe  përfaqësues të ambasadave të SHBA-së, Norvegjisë, Zvicrës, Austrisë dhe Holandës. 

Ndryshe, Më 8 dhjetor 2005, Asambleja e Përgjithshme deklaroi se 4 prilli i çdo viti do të respektohet si Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin e Minave dhe Ndihmën në Veprimin ndaj Minave.

Sipas OKB-së, vendet më të prekura nga minat janë Angola, Kamboxhia, Afganistani dhe Bosnjë-Hercegovina.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024