Dita e Shtetësisë së Kroacisë, Kurti: Vendet tona ndajnë një aleancë historike
Lexohet për: 1 min.
Albin Kurti
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kroacia mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës, deklaroi ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë Daniela Barishiq në shënimin e Ditës së Shtetësisë së Kroacisë.

Krahas mbështetjes për Kosovën, ajo tha se presin që të gjithë pjesëmarrësit në sulmin terrorist në Banjskë të dënohen.

Pjesë e ceremonisë së ditës së shtetësisë së Kroacisë ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha rrugëtimi evropian i Kroacisë është model për Kosovën.

"Republika e Kosovës e vlerëson shumë këtë mbështetje dhe e vlerëson si shenjë të miqësisë së ngushtë mes dy popujve tanë. Ne përballemi me shumë sfida të përbashkëta", theksoi Kurti.

Pjesëmarrës në ceremoninë e shënimit të Ditës së Shtetësisë së Kroacisë ishin edhe përfaqësues diplomatikë të akredituar, si dhe nga partitë politike në Kosovë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025