Pas pesë vitesh në krye të shtetit, Vjosa Osmani e përmbyll sot mandatin e saj si presidente e Kosovës. Puna e saj gjatë kësaj periudhe po vlerësohet nga këndvështrime të ndryshme nga partitë politike. Përkundër që nuk e kandiduan sërish për një mandat të dytë, në LVV thonë se kanë vetëm fjalë “miradije” për Vjosa Osmanin, derisa nuk e përjashtojnë mundësinë e ndonjë bashkëpunimi në nivele të tjera në të ardhmen. Edhe në LDK e vlerësojnë punën e Osmanit, sidomos në arenën ndërkombëtare. Ndërkaq, më kritik ndaj të parës së vendit janë në AAK, siç thonë pasi e para e vendit i ka shërbyer më shumë partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, e vlerëson angazhimin e Osmanit gjatë mandatit të saj, teksa shton se bashkëpunimi mbetet i hapur edhe në të ardhmen.
Sipas tij, Osmani ka bërë një punë të mirë gjatë ushtrimit të detyrës së saj, veçanërisht në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës.
Ai shton se kontributi i saj ka qenë i rëndësishëm edhe në ruajtjen e proceseve demokratike dhe në funksionimin demokratik të institucioneve të vendit.Në anën tjetër, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka akuzuar Osmanin se gjatë pesë viteve në krye të vendit më shumë i ka shërbyer partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Megjithatë, ajo shton se pas prishjes së raporteve të Osmanit me LVV-në dhe kryeministrin Albin Kurti, janë të hapur për bashkëpunim me Osmanin, varësisht se cila do të jetë qasja e saj.
Osmani më herët ka paralajmëruar rikthim në jetën politike të vendit pas përfundimit të mandatit si presidente.
Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Vjosa Osmani-Sadriu, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kandidatin tjetër Nasuf Bejta nuk votoi asnjë deputet. /E.Zeqiri/