Dita e Forcës: FSK hap dyert e kazermave për qytetarët
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dita e Forcës: FSK hap dyert e kazermave për qytetarët
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e Ditës së Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për qytetarët e vendit.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të kësaj dite të njohur si Dita e Forcës kanë organizuar "Ditën e hapur", ku qytetarët kanë mundësi t'i shohin prej afër pajisjet e armatimet e Forcës së Kosovës në Kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë.

Po ashtu para qytetarëve do të shfaqen edhe demostrime, e aktivitete të ndryshme që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025