Dita Botërore kundër shkretëtirëzimit dhe thatësirës
Lexohet për: 1 min.
thatesira
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot është Dita Botërore e Luftës kundër Shkretëtirëzimit dhe Thatësirës, e cila mbahet çdo vit për të rritur ndërgjegjësimin e komuniteteve mbi përpjekjet ndërkombëtare në luftën kundër shkretëtirëzimit.

Kjo ditë duhet të na kujtojë të gjithëve se neutralizimi i degradimit të tokës arrihet përmes zgjidhjes së problemeve, përfshirjes së fortë të komuniteteve dhe bashkëpunimit në të gjithë nivelet. 

Dita Botërore Kundër Shkretëtirëzimit dhe Thatësirës u themelua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara para 26 vitesh për të rritur ndërgjegjësimin mbi aksionet globale dhe kombëtare që kërkohen për të adresuar shkretëtirëzimin, degradimin e tokës dhe thatësirën.

CNVP është organizate lider e shoqërisë civile aktive në gjashtë shtetet e Ballkanit dhe përdorë analiza të detajuara bazuar në evidenca për të përmirësuar jetesën e qëndrueshme të komuniteteve rurale që ndikohen nga procesi i vazhdueshëm i shkatërrimit të mjedisit, ndryshimet klimatike, shkretëtirëzimit dhe thatësirës./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025