Sot shënohet Dita Botërore Kundër Kancerit.
Shifrat më të fundit për kancerin nga dega e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për kancerin, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), e bëjnë të qartë që kanceri është duke u rritur nga 14.1 milionë raste të reja dhe 8.2 milionë vdekje në mbarë botën në vitin 2012 në 20 milionë raste të reja dhe 9.7 milionë vdekje një dekadë më vonë.IARC tha se përdorimi i duhanit, konsumi i alkoolit dhe obeziteti ishin faktorët kryesorë për rritjen e rasteve të kancerit.
IARC parashikon që vendet me të ardhura më të larta do të regjistrojnë 4.8 milionë raste të reja në vitin 2050, por vendet me të ardhura më të ulëta do të përjetojnë rritjen më të madhe proporcionale të rasteve. Vdekshmëria nga kanceri në vendet e fundit parashikohet pothuajse të dyfishohet.
Kanceri i mushkërive është kanceri më i shpeshtë i diagnostikuar në mbarë botën, duke përbërë 12.4% të rasteve të reja dhe 18.7% të vdekjeve. Kanceri i gjirit femëror është forma e dytë më e zakonshme, por ndërsa përbën 11.6% të rasteve, shkakton më pak se 7% të vdekjeve. Shkaqe të tjera kryesore të vdekjes përfshijnë kancerin e mëlçisë dhe stomakut.
Të gjitha vendet mund të ndërmarrin hapa për të përmirësuar diagnostikimin e hershëm të kancerit, sipas udhëzuesit të OBSH-së për diagnostikimin e hershëm të kancerit tre hapat e diagnostikimit të hershëm janë:
- investimi në fuqizimin dhe pajisjen e shërbimeve shëndetësore dhe trajnimin e profesionistëve shëndetësorë ashtu që ata të mund të kryejnë diagnostikimin e saktë dhe me kohë,
- sigurimin që njerëzit që jetojnë me kancer të mund t’i qasen trajtimit të sigurt dhe efektiv, përfshirë zbutjen e dhembjes, pa përjetuar vuajtje frenuese personale apo financiare./KosovaPress/