Në shënim të Ditës Botërore të Shëndetësisë, përfaqësues institucionalë dhe ekspertë të fushës theksuan rëndësinë e vendimmarrjes së bazuar në shkencë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për përballimin e sfidave shëndetësore dhe të pasurit e një sistemit shëndetësor të fortë dhe të qëndrueshëm.
Këto qëndrime u paraqitën në tryezën e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik me moton “Së bashku për shëndetin, qëndrojmë me shkencën”.
“Edhe kjo dita e sotit me moton ‘Së bashku për shëndetin. Qëndrojmë me shkencën’ e rikthekson rëndësinë e të bazuarit në shkencë, evidenca dhe për më tepër rithekson nevojën për bashkëpunim. IKSHP si institucion më i lartë arsimor dhe shkencor në sferën e shëndetësisë publike, e dinë mirë nga përvoja e vet, rëndësinë e bashkëpunimit në institucionet e tjera e dinë rëndësinë e shkencës dhe këtu po përsërisin gaditshmërinë që së bashku të qëndrojmë me shkencën për të marrw vendime të mira në shëndetësinë tonë“, deklaroi ajo.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, tha se është përgjegjësi institucionale që të investohet në teknologji moderne dhe kapacitete njerëzore me qëllim që të ofrohet qasje e barabartë në shëndetësi për të gjithë qytetarët.“Ajo na rikujton se vetëm duke u mbështetur në dije në prova shkencore dhe në inovacion mund të ndërtojmë sistem shëndetësor më të fortë dhe më të qëndrueshëm. Përvoja e viteve të fundit na ka mësuar se sfida shëndetësore nuk njohin kufij kërkojnë bashkëpunim, solidaritet dhe vendimmarrje të bazuar në shkencë.....Si institucioni si MSh kemi përgjegjësi të investojmë në teknologji moderne, në zhvillim të kapaciteteve njerëzore dhe të sigurojmë qasje për çdo qytetarë në shërbime të barabarta cilësore dhe të sigurta shëndetësore”, tha Berisha.
Se bota po përgatitet për një pandemi të re në këtë konferencë e tha Isme Humolli nga Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë.
Drejtuesi i Fakultetit të Mjekësisë, Sefedin Muçaj, u shpreh se kërkimet shkencore në këtë fakultet po ecin përpara nga qasja kërkimore drejt asaj më të avancuar dhe ndërkombëtarizuar.
Në shënim të Ditës Botërore të Shëndetësisë nga profesionistë shëndetësorw në IKSHPK u prezantuan edhe hulumtime që lidhen me shëndetin publik./B.Ibishi/