Distria Krasniqi lufton për finalen e Grand Slam Paris 2023
Lexohet për: 1 min.
3-Krasniqi
1 vit më parë
Linku u kopjua

E arta olimpike i ka siguruar një tjetër medalje Kosovës në garat ndërkombëtare.

Distria Krasniqi do të luftojë sot për të arritur finalen e Grand Slam Paris 2023, ku atje do të përballet me xhudisten franceze, Amandine Buchard në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, raporton KosovaPress.

Në rrugëtimin e saj deri në gjysmëfinale, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen, Marina Diez Castello.

Ndërkaq, në çerekfinale, Distria e mposhti xhudisten mongoleze, Sosorbaram Lkhagvasuren, vetëm për tu kualifikuar në gjysmëfinale për tu përballur me Amandine Buchard.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024