Distria Krasniqi, e argjendtë në Evropianin e xhudos
Lexohet për: 1 min.
24-Distria
1 vit më parë
Linku u kopjua

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Montpellier të Francës.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria pësoi humbje në finale të këtij evropiani nga xhudistja franceze, Amandine Buchard, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, deri te medalja e argjendtë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti kroaten, Ana Viktorija Puljiz, kurse në çerekfinale fitoi kundër xhudistes nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva.

Distria vazhdoi me fitore edhe në gjysmëfinale, duke e mposhtur italianen Odette Giuffrida, kurse në finale u mposht nga francezja Buchard.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024