Diskutohet rregullorja e organizimit të punës në institucione arsimore
Lexohet për: 1 min.
istog
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Istogut ka organizuar diskutim publik për draft-rregulloren për organizimin e punës në institucionet edukative - arsimore të arsimit Parauniversitar të kësaj komune.

Drejtori i Arsimit, Naim Behlulaj, pasi ka përshëndetur të pranishmit, prezantoj në detaje rregulloren për Organizimin e Punës në Institucionet Edukative - Arsimore të Arsimit Parauniversitar në Komunën e Istogut para qytetarëve, drejtorëve të shkollave e pedagogëve, të cilët dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me këtë projekt rregullore.

“Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtij dokumenti, Komuna e Istogut, konkretisht Zyra për Informim ka publikuar këtë propozim dokument në ueb faqen zyrtare të Komunës së Istogut, https://kk.rks-gov.net/istog/category/konsultimetpublike/ në rubrikën Konsultimet Publike. Afati për vërejtjet dhe sugjerimet e qytetarëve mbetet i hapur deri sot me datën 12.01.2024 ora 16:00”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025