Disa prona të Berlusconit do të dalin në shitje
Lexohet për: 1 min.
Roma
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pesë fëmijët e Silvio Berlusconit kanë vendosur të shesin disa nga pronat që i përkisnin ish-kryeministrit dhe magnatit të medias, i cili vdiq më 12 qershor, thanë të shtunën burime të ANSA-s.

Trashëgimtarët e Berlusconit kanë dhënë një mandat për të shitur Villa Gernetto, një ndërtesë e shekullit 18 në Lesmo, në provincën e Monza dhe Brianza, ku ish-kryeministri donte të ngrinte një 'universitet të mendimit të lirë'.

Familja, megjithatë, nuk ka ndërmend të shesë shtëpinë kryesore të miliarderit të ndjerë, Villa San Martino në Arcore, afër Milanos, thanë burimet. /ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025