Disa lloje të ujit mineral Kllokoti kanë shumë bor, AUV kërkon tërheqjen nga tregu
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Disa lloje të ujit mineral Kllokoti kanë shumë bor, AUV kërkon tërheqjen nga tregu
uji kllokoti
24/06/2026 - 15:48
Linku u kopjua

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i ka kërkuar operatorit ekonomik distributues që të nisë menjëherë tërheqjen nga tregu të disa loteve të Ujit Mineral Kllokoti, pasi analizat laboratorike kanë treguar përmbajtje të lartë të borit (Boron), mbi kufijtë e lejuar.

Sipas njoftimit të AUV-së, rasti është raportuar përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), me numër njoftimi 2026.5529, ndërsa niveli i rrezikut është vlerësuar si “serioz”.

Produktet e përfshira në njoftim janë paketimet 1.5 litra me datë skadimi 05.01.2027 dhe 07.04.2027, si dhe paketimet 0.5 litra me data skadimi 16.02.2027, 19.02.2027, 04.04.2027 dhe 07.04.2027.

AUV u ka bërë thirrje edhe konsumatorëve që posedojnë produktet me këto data skadimi t’i kthejnë ato në pikat e shitjes ku i kanë blerë.

Institucioni ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime ligjore dhe inspektuese për të parandaluar rreziqet e mundshme për shëndetin e konsumatorëve. Procesi i inspektimit, sipas AUV, do të nisë te prodhuesi, me qëllim identifikimin e burimit të kontaminimit, ndërsa do të vazhdojë me gjurmimin dhe verifikimin e të gjitha loteve të prodhimit që mund të jenë të ndërlidhura me rastin.

Sipas të dhënave të publikuara, produkti është eksportuar nga kompania “Rugove” Sh.P.K., ndërsa vendi i origjinës është Kosova.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes AUV-së, ka deklaruar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në afatin më të shkurtër për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve. /Kosovapress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026