Disa burra kosovarë u treguan “të fortë” të dielën, sulmuan e kanosën gra
Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës në familje gjatë 22 marsit në qytete të ndryshme të vendit, ku në shumicën e rasteve, të dyshuarit janë arrestuar.
Në Prishtinë, në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, është arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një femër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Një rast tjetër është raportuar në Fushë Kosovë, ku pas një mosmarrëveshjeje, një mashkull dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht një femër. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin policor, transmeton KosovaPress.
Edhe në rajonin e Pejës janë regjistruar disa raste. Në një rast në Pejë, një mashkull dyshohet se ka sulmuar fizikisht një femër. Ai, sic raportohet, nuk është mjaftuar me kaq, por edhe e ka larguar viktimët nga shtëpia. Për këto që ka bërëm i dyshyaru është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Ndërkaq në Deçan, një mashkull është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe kanosje ndaj dy personave. Njër a nga viktimat ka qenë grua, ndërsa tjetri burrë.
Po ashtu, një rast tjetër i dhunës psikike është raportuar në Pejë, ku i dyshuari kishte kërcënuar një femër, ndërsa pas intervistimit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Në Skenderaj, policia ka raportuar për një rast të vazhdueshëm të dhunës psikike ndaj një femre. I dyshuari është intervistuar dhe nga ai, pas një kontroli që I është bërë në shtëpi, janë konfiskuar dy armë zjarri dhe municion, ndonëse posedonte leje për to. Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt. /KosovaPress/