Dyshohej për shitje të drogës, godet veturën e Policisë gjatë ikjes dhe lëndon një polic
Tjera
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dyshohej për shitje të drogës, godet veturën e Policisë gjatë ikjes dhe lëndon një polic
Policia e Kosovës ka tentuar të ndalojë një veturë për të cilën kishte informacione se dyshohej për përfshirje në shitje të substancave narkotike, por e njëjta nuk është ndalur dhe ka goditur veturën zyrtare të Policisë, duke vazhduar lëvizjen.
Rasti ka ndodhur dje në Lipjan, ku pas një kohe, Policia ka arritur ta ndalojë veturën e dyshuar të llojit Mercedes ngjyrë hiri me targa lokale, në të cilën gjendeshin dy persona të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, gjatë arrestimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri nga të arrestuarit është liruar në procedurë të rregullt në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa personi tjetër, në cilësinë e të dyshuarit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.