Pas tensioneve të fundit në veri të vendit, ish-ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha apelon politikën kosovare për unitet lidhur me çështjen e dialogut, si dhe koordinim më të ngushtë me aleatët. Sipas tij, kjo do të jetë rruga më e mirë për shmangien e incidenteve dhe konflikteve eventuale në Kosovë, ose në Ballkanin Perëndimor. Në të kundërtën, thotë se çdo zvarritje e proceseve mund të mos jetë në favor të Kosovës.
Ish-ambasadori Dinosha, njëherësh kryetar i Unionit Nacional Shqiptar, në një intervistë për KosovaPress, thotë se në veçanti, kontakti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë i përhershëm. Ai flet për marrëveshjen e Ohrit, si dhe shfrytëzimin e momentumit për shqiptarët, pas luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë.
Marrë parasysh propagandën e Serbisë karshi Kosovës, ai thotë se është momenti i fundit kur gjërat duhet të nisin të marrin zgjidhje, në mënyrë që imazhi i vendit tonë të mos dëmtohet në botë.
Sa i përket marrëveshjes së Ohrit, Dinosha thotë se e njëjta mund të shkojë përtej asaj të vitit 2013 dhe siç kanë thënë edhe disa analistë, të mos jetë e dobishme. Ai apelon për unitet politik në Kosovë, në mënyrë që vendi të ecë përpara.
Sipas tij, regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq nuk dallon shumë me ato të kaluarat.
Ai flet edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Situata në veri të Kosovës është tensionuar prej 26 majit kur kryetarët e zgjedhur janë detyruar të shkojnë në vendet e tyre të punës nën asistimin e Policisë.
Gjatë kësaj kohe, protestuesit në veri, në mesin e tyre edhe të tillë me maska, kanë sulmuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, KFOR-it, si dhe ekipet e mediave, të cilët ishin duke raportuar nga pjesa veriore e vendit./N.Jakupi/