Digjet një deponi e hekurishteve në Mitrovicë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Digjet një deponi e hekurishteve në Mitrovicë
Mitrovice1
30/05/2026 - 15:37
Linku u kopjua

Një zjarr i madh ka përfshirë një deponi hekurishtesh në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe ndërprerje të përkohshme të qarkullimit rrugor.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se brenda deponisë ndodhen edhe bombola të gazit. Për shkak të situatës së krijuar është bllokuar rruga për qarkullimin e automjeteve në hyrje të Mitrovicë.

Autoritetet kanë marrë masa, ku aktualisht në qytetin e Mitrovicës mund të ketë qarkullim vetëm nga Tuneli dhe përmes fshatit Zasellë.

Ndërkohë, KosovaPress ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm, derisa Veton Elshani, zëvendës-komandanti i policisë për rajonin e veriut, nuk kishte njohuri fare për këtë incident.

KosovaPress


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026