Elvir Azizi riemërohet Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Elvir Azizi riemërohet Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së
elvir azizi.jpggggg
30/06/2026 - 12:44
Linku u kopjua

Elvir Azizi është riemëruar edhe për një mandat si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Vendimin për këtë e mori Bordi Drejtues i SHSKUK-së, në bazë të siç u tha në një njoftim, kompetencave ligjore dhe statutore.

Arsye për vazhdimin e mandatit të Azizit u përmendën “rezultatet e arritura gjatë periudhës së udhëheqjes së tij, si dhe në nevoja për të siguruar vazhdimësi institucionale”.

“Bordi thekson se gjatë periudhës 2023–2025, SHSKUK ka shënuar progres në shumicën e treguesve kryesorë të performancës. Numri i pacientëve të hospitalizuar është rritur për 11.9 për qind, numri i operimeve për 12.5 për qind, vizitat ambulatore për 24.6 për qind dhe shërbimet laboratorike për 20.5 për qind. Po ashtu, ekzaminimet me CT janë rritur për 12.7 për qind, ndërsa ato me MRI kanë shënuar një rritje prej 71 për qind”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga bordi, të martën, transmeton KosovaPress.

Sipas këtij institucioni që menaxhon spitalet gjithandej vendit, është rritur edhe volumi i shërbimeve në kardiologjinë invazive, me 11.9 për qind më shumë koronarografi dhe 13.3 për qind më shumë implantime të stentave.

Në njoftim përmenden edhe projektet zhvillimore të realizuara gjatë mandatit të Azizit, përfshirë funksionalizimin e Cath Lab-it në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, investimet në Mjekësinë Nukleare, zgjerimin e kapaciteteve të Kardiokirurgjisë, hapjen e shërbimeve të reja në spitalet e përgjithshme, zhvillimin e programit të fertilizimit të asistuar (IVF), investimet në Qendrën Stomatologjike Universitare të Kosovës, si dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë LuxDev dhe GIZ.

Megjithatë, Bordi Drejtues vlerëson se sistemi shëndetësor vazhdon të përballet me sfida të rëndësishme, si listat e pritjes, mungesat periodike të materialeve shpenzuese, si dhe nevoja për shtim të personelit dhe investimeve ndërsa u tha se këto sfida kërkojnë vazhdimësi në menaxhim dhe përfundimin e reformave e projekteve strategjike që janë në proces.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026