Dhuna dhe keqtrajtimi i kafshëve, qindra kallëzime penale në prokurori
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve në Kosovë, që nga viti 2018 e deri më tani u ka dërguar mbi 200 kallëzime penale Prokurorive të Kosovës, rreth dhunës dhe keqtrajtimit të kafshëve.
E kjo dhunë ndaj kafshëve në Kosovë, është thënë se nuk po trajtohet me seriozitet nga institucionet e drejtësisë dhe kjo është arsyeja pse sot, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve në Kosovë ka organizuar punëtorinë për përmirësimin e kapaciteteve të profesionistëve të drejtësisë për trajtimin e çështjeve penale që lidhen me keqtrajtimin e kafshëve.
Udhëheqësja e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, Elza Ramadani, ka thënë se si organizatë kanë paraqitur kallëzime penale të shumta por që sipas saj nuk ka pasur ndonjë reagim prej tyre.
Ramadani, ka shtuar se në këto 200 raste që janë raportuar, përveç dhunës është raportuar edhe ankesa ndaj inspektoratit veterinar.
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve në Kosovë, në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë dhe mbështetjen e Fondacionit Naturewatch, ka organizuar trajnim dhe punëtori për përmirësimin e kapaciteteve të profesionistëve të drejtësisë për trajtimin e çështjeve penale që lidhen me keqtrajtimin e kafshëve.