Sinani: E trishtë që vetëm shqiptarëve në Serbi u ndalohet përdorimi i flamurit kombëtar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Sinani: Fakt i trishtë që vetëm shqiptarëve në Serbi u ndalohet përdorimi i flamurit kombëtar
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani e ka quajtur fakt të trishtë ndalimin e përdorimit të flamurit kombëtar nga Serbia. Ajo ka thënë se ky akt paraqet qartë shtypjen sistematike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zbehjen e identitetit të të drejtave legjitime që kanë shqiptarët. Në një mesazh të urimit të 28 nëntorit, kryetarja Sinani u shpreh se këtë vit për herë të parë kjo festë po organizohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani tha se janë të vendosur për të vazhduar betejën për kërkuar barazi dhe respekt.

Ajo tha se diskriminimi dhe përpjekjet për të heshtur popullin shqiptar në Luginë të Preshevës nuk mund të ndalin përpjekjet për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën.

“Edhe pse shqiptarët në Luginën e Preshevës vazhdojnë të përballen me padrejtësi të thella dhe diskriminim të hapur, ne sot e më shumë se kurrë duhet të qëndrojmë të bashkuar. Është fakt i trishtë që vetëm shqiptarëve në Serbi u ndalohet përdorimi i Flamurit Kombëtar, një simbol i shenjtë që përfaqëson identitetin dhe dinjitetin tonë kombëtar. Ky akt është një shprehje e qartë e shtypjes sistematike sistematike që synon të zbehë identitetin dhe të drejtat tona legjitime si popull në këto troje”, shtoi ajo.

E para e Preshevës shtoi se flamuri që ka valuar ndër shekuj si simbol i unitetit dhe qëndresës do të vazhdojë të jetë “burim i frymëzimit dhe krenarisë”.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024