DhTIK kërkon nga Agjencioni i Pyjeve respektimin e Udhëzimit administrativ në të mirë të bizneseve
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Dhomës së Tregtisë Skënder Krasniqi dhe përfaqësuesit e bizneseve anëtare kanë  zhvilluar një takim me Ushtruesin e Detyrës së Kryeshefit të Agjencisë së Pyjeve Faton Dema, duke kërkuar njohjen e garancioneve të lëshuara nga Kompanitë e Sigurimeve të cilat janë paraparë sipas Udhëzimit Administrativ në fuqi dhe mos detyrimi që kjo të bëhet vetëm me sigurim bankar.

DHTIK njofton mediat se gjatë këtij takimi ka kërkuar që të respektohet Udhëzimi Administrativ përmes së cilit është hapur mundësia që garancionet nga kompanitë të mund të bëhen në dy forma përmes Bankës ose përmes Kompanive të Sigurimeve të cilat janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

Sigurimi i dyfishtë për të njëjtën sipërfaqe, mungesa e stafit në Agjencion, mos harmonizimi I procedurave në mes të APK dhe KPMM-së, ishin disa nga çështjet tjera të cilat u diskutuan me Ushtruesin e Detyrës së kryeshefit të Agjencionit të Pyjeve të Kosovës Fidan Dema dhe drejtorin e Zyrës Ligjore Kadri Kadrija.

Në komunikatën e DhTIK thuhet se Dema ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe për të ndihmuar bizneset në zgjedhjen e këtij problemi.

“Aktualisht kompanitë e sektorit minerar obligohen të paguajnë garancionet vetëm në Banka dhe jo tek Kompanitë e Sigurimeve, pasi që këto të fundit nuk aprovohen nga Agjencioni i Pyjeve të Kosovës, pavarësisht që sipas Udhëzimit Administrativ garancionet duhet të pranohen nga institucionet financiare të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës”, thuhet në komunikatën e DhTIK.

Dhoma e Tregtisë në këtë takim u përfaqësua nga Skënder Krasniqi- Kryetar, Idriz Zejnullahu – Anëtar i Bordit, Bahrie Sadiku – Zyrtare Ligjore, Binak Kalludra përfaqësues biznesi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024