DhTIK e Prishtina dakordohen për orarin e ri të qarkullimit të mjeteve për furnizim me mallra
Lexohet për: 2 min.
DHTIK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas takimeve intensive të zhvilluara në mes të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me bizneset dhe Komunën e Prishtinës, konkretisht në takimin e zhvilluar gjatë ditës së djeshme me datë 31 tetor 2023 palët janë dakorduar për vendosjen e një orari të ri të lëvizjes për furnitorët rreth qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga Subjektet Afariste.

Në komunikatë thuhet se orari i ri i qarkullimit për furnitorët i cili do të filloj të aplikohet pas njoftimit zyrtar që pritet të publikohet nga Komuna e Prishtinës është: 1) Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 10:00 deri në orën 15:00; 2) Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 18:00 deri në orën 07:00; Ndërsa, deri në atë kohë nuk do të ketë ndalesa për furnitorët.

“Ky Vendim është marrë në takimin e fundit të zhvilluar në mes të Grupit Punues të Bizneseve ku Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është përfaqësuar nga Nënkryetari Arsim Selmonmusaj dhe Grupit Punues të Komunës së Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

Për më tepër Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë që nga fillimi i aplikimit të Vendimit të Komunës së Prishtinës për kufizimin të qarkullimit të mjeteve motorike për furnizim me mallra nga subjektet afariste ka reaguar që ky Vendim fillimisht të pezullohet, deri në arritjen e një marrëveshje e cila është e përshtatshme për të dyja palët, gjë e cila tashmë ka ndodhur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025