Dhoma e Tregtisë vizitoi “Muqa Solar Company”, diskutojnë për tejkalimin e sfidave
Lexohet për: 1 min.
Muqaa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të vizitave tek bizneset anëtare, përfaqësuese të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë vizituan biznesin “Muqa Solar Company” SH.P.K., ku takuan pronarin Xhevat Muqa me bashkëpunëtorë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin ndër vite ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me biznesin anëtarë “Muqa Solar Company” SH.P.K. si dhe lobimin e bërë për tejkalim të sfidave me të cilat janë ballafaquar.

Në njoftimin e Dhomës së Tregtisë thuhet se “Muqa Solar Company” SH.P.K. ofron sisteme solare që mundësojnë përfitimin e energjisë së pastër diellore, duke mos ndotur ambientin dhe kursyer shpenzimet e ngrohjes dhe energjisë, përmes sistemeve të ndryshme solare.

"Për më  tepër, “Muqa Solar Company” SH.P.K. është përfaqësuese e autorizuar e kompanive më të njohura evropiane, siç janë: Sonnenkraft, Fronius, Effekta, Dimplex, Kioto Solar, Pumpmakers, GI Charge, Aerocompact, Carpet Cleaner", thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025