Detaje nga operacioni ku u arrestuar pesë persona për krime lufte
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Detaje nga operacioni ku u arrestuar pesë persona për krime lufte
01/03/2026 - 11:38
Linku u kopjua

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kanë zhvilluar një operacion të gjerë kundër krimeve të luftës, i koduar “SYRIGANA”, që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas Policisë, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë zhvilluar hetime intensive lidhur me vrasjen e gjashtë civilëve shqiptarë në fshatin Syriganë, në Komunën e Skenderajt, gjatë periudhës maj–qershor 1998. Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale dhe dëshmi relevante, ndërsa është përpiluar kallëzim penal i cili i është dorëzuar Prokurorisë Speciale.

Me autorizim të prokurorit të rastit, sot në orët e hershme të mëngjesit, duke filluar nga ora 06:00, është zbatuar plani operativ në gjashtë lokacione – pesë në Skenderaj dhe një në Mitrovicën e Veriut – ku janë arrestuar pesë të dyshuarit.

Gjatë operacionit, me urdhër verbal për bastisje të miratuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, janë kontrolluar objekte banimi dhe hapësira përcjellëse. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar një armë gjysmë-automatike SKS (7.62 x 39 mm), një armë brezi Zastava M-57 (7.62 x 25 mm), dy karikatorë me 77 fishekë, një pushkë gjuetie 12 GA me 17 fishekë, si dhe uniforma dhe pjesë të uniformave të ish-ushtrisë jugosllave.

Me vendim të prokurorit special, të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejme ligjore janë në vijim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026