Sekretari i përgjithshëm i Komiteti Olimpik i Kosovës, Besim Aliti, ka shpalosur planet për krijimin e një akademie të veçantë për përgatitjen e të rinjve që do të angazhohen në organizimin e Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, duke theksuar se kjo iniciativë synon të mbulojë nevojat në burime njerëzore.
Duke folur për konceptin e akademisë dhe nevojat organizative, ai theksoi se fokusi do të jetë te të rinjtë që sapo kanë përfunduar studimet dhe nuk kanë përvojë pune, të cilët do të trajnohen dhe më pas do të kenë mundësi punësimi në strukturat organizative. Sipas tij, numri i përgjithshëm i personave që do të angazhohen është shumë i madh.
Në vijim, ai ka theksuar edhe ndikimin ekonomik që pritet të kenë këto investime, duke vlerësuar se ato nuk duhet parë si shpenzime, por si një qarkullim që rikthehet në ekonominë e vendit përmes punësimit dhe turizmit.
“Absolutisht po. Nuk është që kostot që krijohen janë vetëm kosto… të gjitha ato investime si në infrastrukturë dhe burime njerëzore kthehen në biznesin dhe popullin e Kosovës përmes tatimeve. Gjithashtu duhet të llogarisim edhe një fluks të madh të turizmit gjatë lojërave mesdhetare, që përbën të hyra indirekte për ekonominë”, ka shtuar ai.