Sonte me fillim nga ora 18:30 stadiumi “St. James Park” do të jetë nikoqir i derbit mes Newcastle United dhe Arsenalit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 11 të Premier Ligës.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Newcastle barazoi 2:2 me Wolverhampton, kurse Arsenali e mposhti 5:0 Sheffield United, raporton KosovaPress.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe Arsenali e mposhti Newcastle 2:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme të mëdha me mungesa, ku te Newcastle nuk do të paraqiten Anderson, Barnes, Botman, Isak, Manquillo, Miley, Murphy dhe Tonali, kurse te Arsenali mungojnë Gabriel Jesus, Partey, Smith Rowe dhe Timber.
Newcastle United (4-3-3): Pope; Trippier, Schar, Lascelles, Burn; Guimaraes, Longstaff, Joelinton; Almiron, Wilson, Gordon
Arsenal (4-3-3): Raya; Tomiyasu, Saliba, Gabriel, White; Jorginho, Havertz, Rice; Saka, Martinelli, Nketiah