Derbi i Superligës në Hendboll mes Kastriotit dhe Rahovecit të enjten
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Derbi i Superligës në Hendboll mes Kastriotit dhe Rahovecit të enjten
ffh
03/03/2026 - 20:13
Linku u kopjua

Java e 20-të e Superligës së Kosovës në hendboll sjell në mesjavë emocione të forta, me vëmendjen kryesore që do të jetë mes Kastriotit dhe Rahovecit të enjten në orën 20:00 në palestrën "Bill Clinton" në Ferizaj.

Sfida pritet të jetë e zjarrtë jo vetëm për shkak të rivalitetit historik, por edhe sepse të dyja ekipet kryesojnë aktualisht tabelën me pikë të barabarta (nga 34), duke e bërë këtë ndeshje vendimtare për kreun e klasifikimit përpara një publiku që pritet të mbushë palestrën.

Përveç derbit në Ferizaj, e enjtja rezervon edhe përballjen mes Vëllaznimit dhe Prishtinës, ndërsa xhiroja nis të mërkurën me dy takime po aq të rëndësishme: Llapi pret Besa Famgas, kurse Trepça ballafaqohet me Vushtrrinë.

Pas dyshes kryesuese, gara mbetet e hapur në mes të tabelës ku Besa Famgas ndjek me 28 pikë, e pasuar nga Vëllaznimi dhe Llapi. Tifozët që nuk mund të jenë në palestër do të kenë mundësinë t’i ndjekin ndeshjet kryesore drejtpërdrejt përmes 21 Plus dhe kanalit zyrtar të FHK-së në YouTube.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026