Deputetja e PDK-së: Berishaj është dashur të shkarkohet, që të ruhet imazhi i shtetit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 javë më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka reaguar pasi ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është intervistuar nga Prokuroria Speciale në Prishtinë.

Ajo tha se Berishaj është dashur të shkarkohet.

“Martin Berisha është dashur të shkarkohet, që të ruhet imazhi i shtetit tonë. Imazhi i tillë i ambasadorëve duke u intervistuar nga prokuroria speciale e duke qenë në detyrë, flet për diplomaci jo kredibile dhe të korruptuar. Kjo nuk i duhet Kosovës!”, ka shkruar ajo.

Tutje Musliu Shoshi tha se “Martini s’e ka vendin në diplomaci, por në institucionet ku jepet përgjegjësi për drejtësi”.

https://kosovapress.com/martin-berishaj-po-intervistohet-nga-prokuroria

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024