Deputeti Rrahmani fton konferencë për media, pritet zyrtarizmi i marrëveshjes me AKR-në
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Deputeti Eman Rrahmani ka ftuar konferencë për media ku të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së, PD-së me në krye me Ferid Aganin, grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica, si dhe figura të tjera.
“Konferenca mbahet nesër më 1 tetor, ditë e martë, ora 11:00, para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani e Visar Korenica, në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit nuk do të jenë pjesë e këtij subjekti politik. Ata do të jenë bashkë me partinë e AKR-së, e cila drejtohet nga Behgjet Pacolli.
KosovaPress ka mësuar se të dy deputetët në fjalë, Rrahmani e Korenica do t’i bashkohen Listës për familje të AKR-së dhe PD-së së Ferid Aganit.
https://kosovapress.com/rrahmani-e-korenica-ndahen-me-lvv-ne-te-marten-zyrtarizojne-marreveshjen-me-akr-ne