Rrahmani e Korenica ndahen me LVV-në, të martën zyrtarizojnë marrëveshjen me AKR-në
Lajme
Lexohet për: 1 min.
deputetet-300924
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani e Visar Korenica, në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit nuk do të jenë pjesë e këtij subjekti politik. Ata do të jenë bashkë me partinë e AKR-së, e cila drejtohet nga Behgjet Pacolli.

KosovaPress ka mësuar se të dy deputetët në fjalë, Rrahmani e Korenica do t’i bashkohen Listës për familje të AKR-së dhe PD-së së Ferid Aganit.

Ky bashkëpunim pritet të zyrtarizohet nesër (e martë).

Dy deputetët që pritet të largohen nga partia Vetëvendosje, Korencia e Rrahmani kanë qenë kundër disa projektligjeve, sidomos ata kanë kundërshtuar votimin e Kodit Civil.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024