Deputeti i VV-së kërkon që masa e sigurisë ndaj mallrave serbe të mbetet në fuqi
Lexohet për: 2 min.
muja-290924
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja konsideron se është e nevojshme që të mbetet në fuqi masa e sigurisë ndaj mallrave serbe. Ndërsa, këto ditë Gjermania ka paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga nismat rajonale tregtare, nëse vazhdon të ngulë këmbë në ndalesën ndaj importit të mallrave nga Serbia.

Përveç kësaj, qeveria po mbaron mandatin 4-vjeçar dhe ende nuk ka siguruar asnjë njohje për shtetin e Kosovës. Derisa deputeti Muja arsyetohet se fokusi i kësaj qeveria ka qenë tek shtrirja e sovranitetit në tërë vendin.

Në një intervistë për KosovaPress, Muja shprehu optimizëm për rritjen ekonomike të Kosovës, duke parashikuar se ajo do të jetë rreth 5 për qind, përkundër prognozës së Bankës Qendrore prej 3.9 për qind.

Ndërsa, ka theksuar se Kosova ka qenë pjesëmarrëse konstruktive në proces, mirëpo tash një vit, tregtia e lirë është keqpërdorur nga Serbia për të armatos veriun e vendit, siç thotë ai, tregtia e lirë është abuzuar dhe Kosova ka nevojë për masa shtesë.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Armend Muja ka shtuar se rritja ekonomike deri në fund të vitit pritet të jetë rreth 5 për qind.

Në lidhje me njohjet e reja për vendin tonë, ai theksoi se këto ide janë pjesë e programeve të qeverive të kaluara, duke theksuar se qeveria e tanishme është fokusuar në shtrirjen e sovranitetit në çdo cep të vendit.

Sa i përket projektbuxhetit 2025, Muja deklaroi se 30 tetori duhet të jetë data e fundit kur vjen ky projektligj në Kuvend, porse shtoi se, mund të ndodh edhe më herët.

https://kosovapress.com/kusari-lila-do-te-gjenden-modalitetet-per-heqjen-e-masave-te-sigurise-ndaj-mallrave-serbe

https://kosovapress.com/sfida-e-kosoves-me-cefta-n-ekspertet-ka-pasoja-te-medha-per-ekonomine

https://kosovapress.com/ministrja-gjermane-luhrmann-bllokimi-i-cefta-s-rrezikon-te-deshtoje-procesin-e-berlinit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025