Deputeti i LVV-së: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në një konferencë për media ka prezantuar të dhënat sa i përket debatit për kontratat njëburimore për tenderët. Gjatë prezantimit të shifrave, kryetari i Komisionit për Buxhet, Muja tha se sipas të dhënave të KRPP-së del që numri i kontratave me procedurë të negociuar "në mandatin e Qeverisë Kurti është përgjysmuar, kur krahasohet me qeverisjet e kaluara".

Deputeti Muja theksoi po ashtu se kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës.

Deputeti Muja ka përmendur vlerën dhe përqindjen e kontratave një burimore ndër vite, ku përmendi edhe ish-ministren Hykemete Bajrami. Sipas tij, në vitin 2008 dhe 2015 ka qenë rekordi i numrave të kontratave njëburimore.

Këto kontrata me procedurë të negociuar ka disa ditë që janë bërë objekt i përplasjeve mes ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami.

Pas kësaj konference për media të Vetëvendosjes, ka reaguar sërish ministri i Financave, Hekuran Murati.

Sipas Muratit, “kur i dëgjon teksa flasin opozita e analistët, të krijohet përshtypja që numri i këtij lloji të kontratave ka tejkaluar të gjitha qeveritë e mëparshme”.

“Është e kuptueshme që numri nuk mund të bjerë në zero sepse çdoherë del diçka për të prokuruar që kërkon shfrytëzimin e neneve 34 dhe 35 të ligjit për prokurim publik. Ama as që bëhet fjalë për rritje të numrit të kontratave të tilla, e aq më pak shkuarjes përtej asaj që e lejon ligji. Të dhënat më poshtë më së miri e dëshmojnë që e gjithë zhurma e propaganda e bërë tash e disa muaj, e orkestruar nga opozita, të cilës po ia mban zhagun edhe Prokuroria Speciale, nuk është asgjë tjetër pos një luftë speciale kundër Qeverisë Kurti, qeverisë më të ndershme që vendi ka pasur ndonjëherë”, ka shkruar Murati.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024