Depozitat familjare ekonomike, Tahiri - Muratit: Dil trego kush dhe sa u kursyen
Biznes
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati mbi depozitat ekonomike familjare, duke thënë se shifra e paraqitur e kursimit prej 1.51 miliardë euro është një mashtrim klasik.

Tahiri në një postim në Facebook ka pyetur ministrin Murati se si është e mundur që një vend me papunësi të lartë çdo muaj të gjenerojë një potencial financiar për investime e kursime sa një pagë mesatare.

“Si është e mundur që në një vend me papunësi të lartë, paga mesatare të ulët, dhe ku shumica e familjeve kanë të papunë, çdo muaj të gjenerohet një potencial financiar për investime dhe kursime, që është pothuajse sa një pagë mesatare? Ky është një mashtrim klasik”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ministri Murati ka thënë se depozitat e ekonomive familjare në valutën euro për herë të parë tejkalojnë shifrën 4 miliardë euro dhe se ato janë shtuar për 1.51 miliardë euro ose trefish më shumë krahasuar me “vitet paraprake gjatë qeverisjeve të kaluara”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025