Dënohet sulmi në Banjskë, Parlamenti britanik miraton mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Lexohet për: 1 min.
banjska-241023
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Britanisë së Madhe ka miratuar një mocion për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën të propozuar nga deputetja Alicia Kearns, me të cilën Britania mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës. Ky mocion u propozua nga Kearns pas një debati që u zhvillua mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor raporton TopChannel.

Ndërkaq, deputetja Alicia Kearns në fjalimin e saj gjatë debatit mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor në Parlamentin britanik ka pwrmendur sulmin në Banjska, anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, asociacionin dhe kërcënimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Kearns kishte bërë të ditur se SHBA ka përfunduar një raport mbi përgjegjësit e sulmit në Banjska, i cili ende nuk është publikuar.

Ajo tha se ky raport duhet të publikohet për t’u ditur e vërteta rreth sulmit për të cilin përgjegjësinë e mori Milan Radojçiq, i kërkuar tashmë nga Interpoli dhe i cili sipas saj gjendet i lirë në Serbi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024