Dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt, Haxhiu: Drejtësia dha një përgjigje të merituar dhe të fortë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt, Haxhiu: Drejtësia dha një përgjigje të merituar dhe të fortë
Albulena Haxhiu1234
Foto Arkiv
21/04/2026 - 16:05
Linku u kopjua

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, tha se me dënimin e përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe me 30 vjet burgim ndaj Kushtrim Kokallës, drejtësia dha një përgjigje të merituar.

“Sot, me dënimin me burgim të përjetshëm të përgjegjësve për vrasjen e Liridona Ademajt, drejtësia dha një përgjigje të merituar dhe të fortë ndaj një krimi të rëndë që tronditi mbarë vendin. Përpjekja e të dënuarve për ta fshehur vrasjen pas skenarëve të rremë vetëm sa e rëndoi edhe më shumë këtë akt mizor. Asnjë vendim gjykate nuk e kthen Liridonën pranë fëmijëve të saj, pranë vëllait, pranë familjes por ky aktgjykim e bën të qartë se askush nuk mund të planifikojë, të urdhërojë apo të kryejë një krim të tillë dhe të mendojë se do t’i shpëtojë drejtësisë”, tha Haxhiu.

Ajo tha se lufta kundër femicidit kërkon “vigjilencë të përhershme, institucione të forta dhe zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës”.

“Sot e kujtojmë Liridonën me dhimbje dhe respekt. Nderimin më të madh për të do ta tregojmë duke ndërtuar një Kosovë ku çdo grua jeton e lirë, e mbrojtur dhe me dinjitet. Në këto momente, jam pranë familjes së saj dhe uroj që ky vendim, sado pak, t’u sjellë një grimë qetësie në dhimbjen e tyre të thellë”, shkroi Haxhiu.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026