De Rossi debuton në stolin e Romës me fitore
Lexohet për: 1 min.
De Rossi
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Legjenda e futbollit Daniele De Rossi regjistroi një debutim fitues në stolin e Romës pasi së fundi zëvendësoi Jose Mourinhon në rolin e trajnerit të klubit nga kryeqyteti italian.

Roma mposhti Veronën me rezultat 2:1 në “Olimpico”, në xhiron e 21-të të Serie A dhe tani renditet në vendin e shtatë në tabelë.

Skuadra vendase mori një epërsi të hershme që rezultoi e pakapshme. Romelu Lukaku shënoi në minutën e 19-të dhe kapiteni i Romës Lorenzo Pellegrini gjithashtu shënoi gjashtë minuta më vonë. Të dy golat u vendosën nga lojtari më i mirë i ndeshjes - Stephan El Shaarawy.

Në minutën e 76-të, Michael Folorunsho tronditi rrjetën e Romës dhe kështu lehtësoi disfatën e Veronës, e cila ndodhet në zonën e rënies - në vendin e 18-të. Në xhiron e radhës Roma do të luajë kundër Salernitanës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025