IPK-ja rekomandon masa ndaj një koloneli dhe një majori
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Qytetari dhe polici rrihen në një lokal në Ranillug, arrestohen
2 javë më parë
Linku u kopjua

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se ka rekomanduar suspendimin e një koloneli policor si dhe ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një majori, nën dyshimin për pjesëmarrje në tubime të natyrës politike.

Sipas njoftimit, veprimi është ndërmarrë pas publikimit të shkrimeve në media për pjesëmarrje të zyrtarëve policorë në tubime të natyrës politike.

“Duke u bazuar në rëndësinë e jashtëzakonshme të një institucioni policor të pavarur dhe të pandikuar politikisht, IPK bën thirrje publike për të gjithë zyrtarët policorë që të qëndrojnë të paanshëm dhe larg aktiviteteve politike apo tubimeve parazgjedhore”, thuhet në njoftim.

IPK-ja thotë se çdo përfshirje “apo perceptim i përfshirjes së zyrtarëve policorë në aktivitete politike mund të dëmtojë besimin e publikut në këtë institucion jetik”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025