“Dashuria” e amerikanëve për Izraelin bie ndjeshëm, “fajtor” Netanyahu dhe Gaza
Bota
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
“Dashuria” e amerikanëve për Izraelin bie ndjeshëm, “fajtor” Netanyahu dhe Gaza
Netanyahu-Trump
07/07/2026 - 15:37
Linku u kopjua

Mbështetja e amerikanëve ndaj Izraelit nuk është më sic ishte deri para pak viteve.

Shteti që ka për kryeministër Benjamin Netanjahun po humb suportin në Shtetet e Bashkuara, në radhë të parë për shkak të vetë shefit të qeverisë dhe politikave të tij, sidomos ato në raport me Gazën.

Një sondazh i ri i Associated Press-NORC Center for Public Affairs Research tregon se rreth një e treta e të rriturve në SHBA, përfshirë afërsisht gjysmën e demokratëve, besojnë se Izraeli ka kryer gjenocid ndaj palestinezëve gjatë luftës në Gaza. Rreth 20 për qind mendojnë se kjo nuk ka ndodhur, ndërsa pothuajse gjysma thonë se u mungon informacioni i mjaftueshëm për të dhënë një vlerësim në lidhje me këtë çështje.

Edhe mes hebrenjve amerikanë ka mendime të ndryshme: 30 për qind besojnë se Izraeli ka kryer gjenocid, ndërsa 49 për qind e kundërshtojnë këtë vlerësim.

Sondazhi, që u bë me 3,040 persona të moshës madhore në datat 11 deri 17 qershor, tregon gjithashtu se 58 për qind e demokratëve besojnë se Shtetet e Bashkuara janë "tepër mbështetëse" ndaj Izraelit, krahasuar me 45 për qind, që ishte në fillim të vitit 2024. Ndërkohë, 62 për qind e demokratëve mendojnë se SHBA-ja nuk po mbështet mjaftueshëm palestinezët.

Shumica e amerikanëve që kanë një qëndrim për këtë çështje vlerësojnë se reagimi fillestar i Izraelit pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 ishte i justifikuar, por mendojnë se operacionet ushtarake të vazhdueshme në Gaza nuk mund të arsyetoheshin.

Për këtë shkak, besohet se ka rënë edhe mbështetja për Netanyahun. Në përgjithësi, vetëm 20 për qind e amerikanëve të rritur kanë një qëndrim të favorshëm për të, ndërsa gati dyfish më shumë, ose 38 për qind e tyre janë qëndrim të pafavorshëm në raport me të. 41 për qind kanë thënë se nuk kanë dijeni të mjaftueshme për të dhënë ndonjë mendim në lidhje me kryeministrin izraelit.

Netanyahu, sipas sondazhit, ka dal si jo fort i pëlqyer edhe në mesin e hebrenjve të rinj. Gjashtë nga 10 prej tyre nuk e kanë atë “favorit” ndërsa rreth një e treta e shohin atë pozitivisht, thuhet në rezultatet e sondazhit të AP-së, përcjellë KosovaPress. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026