Dardanet U17 gati për sfidat e vështira në Ligën A
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dardanet U17 gati për sfidat e vështira në Ligën A
edon zhegrova
26/02/2026 - 15:20
Linku u kopjua

Kombëtraja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave, sot ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para nisjes drejt Portugalisë, ku do e presin ndeshjet kualifikuese të Evropianit kundër Spanjës, Portugalisë dhe Hungarisë.

Ditë më parë, stafi teknik pati mundësinë të vlerësojë nga afër potencialin e lojtareve, formën e tyre fizike dhe aspektet tekniko-taktike, me qëllim ndërtimin e një grupi sa më të kompletuar dhe konkurrues për sfidat e vështira që e presin këtë gjeneratë në Ligën A.

Përzgjedhësja Sanije Krasniqi u shpreh e kënaqur me angazhimin dhe paraqitjen e lojtarëve, duke theksuar se kampi ishte i rëndësishëm për procesin e seleksionimit dhe krijimin e një baze të fortë për vazhdimësinë e punës.

“Ne si staf jemi të kënaqura me atë çfarë treguan vajzat. Ky grumbullim na shërbeu në procesin e seleksionimit dhe përgatitjes së ekipit, duke krijuar bazë të mirë për vazhdimësinë e punës” - tha përzgjedhësja e kësaj grupmoshe, Sanije Krasniqi.

Dardanet e reja janë të vetëdijshme se do të përballen me kundërshtare të forta, por janë optimiste për paraqitje të mira në këto tri ndeshje.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026