Dardanet stërviten për sfidat vendimtare të kualifikimeve për Botërorin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dardanet stërviten për sfidat vendimtare të kualifikimeve për Botërorin
kombetarja e ks vajzat
02/06/2026 - 10:59
Linku u kopjua

Kombëtarja A e Kosovës e vajzave ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës.

Me përkushtim maksimal si dhe motivim të lartë për sfidat vendimtare, Dardanet kanë zhvilluar stërvitjen e parë stërvitore në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj.

Ndërkohë, Kosova më 5 qershor në Prishtinë, do të përballet me rivalin direkt Kroacinë, me fillim nga ora 19:00, derisa më pas do të udhëtojë drejt Gjibraltarit për sfidën e fundit të këtij cikli, që do të zhvillohet më 9 qershor, po në të njëjtën orë.  

Vajzat dardane synojnë ta mbyllin këtë rrugëtim me paraqitje dinjitoze dhe rezultate që ua sigurojnë pozitën e parë në renditje, të bashkuara, të vendosura dhe krenare për fanellën.

Kosova bën pjesë në Grupin C2, ku aktualisht kryeson renditjen, e ndjekur nga Kroacia, Bullgaria dhe Gjibraltari.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026