Dalin detaje të reja për klauzolën e Bremer
Lexohet për: 2 min.
4-Bremer
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Gazetarë të njohur e kanë konfirmuar se synimi i Manchester United, Gleison Bremer ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Juventusin, e cila prek shifrën e 70 milionë eurove dhe mund të aktivizohet vetëm në verën e vitit 2025.

“Il Corriere dello Sport” dhe “La Gazzetta dello Sport” bën të ditur sot se kontrata e Bremer me Juventusin, të cilën braziliani e nënshkroi para dy muajsh, ka një klauzolë lirimi, raporton KosovaPress.

Eksperti i lajmeve nga Juventusi, Romeo Agresti e konfirmoi në “Facebook” që marrëveshja e re mes Bremer dhe “Zonjës së Vjetër” përfshin një klauzolë lirimi mes 60 milionë deri në 70 milionë euro, dhe vlen vetëm nga qershori i vitit 2025.

Megjithatë, Agresti pretendon se Juventusi i ka premtuar qendërmbrojtësit brazilian se do të vlerësojë ofertat nga klubet e interesuara në verën e këtij viti, kështu që ekziston mundësia që ish-mbrojtësi i Torinos të largohet nga “Allianz Stadium” në fund të sezonit.

Manchester United thuhet se po udhëheq garën për të nënshkruar me Bremer në fund të sezonit aktual dhe sipas “Gazzetta”, “Djajtë e Kuq” mund të përfshijnë Mason Greenwood në një marrëveshje shkëmbimi të lojtarëve plus para për të ulur tarifën e transferimit të mbrojtësit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025