Zëvendëskryeministri i Serbisë, ministri i Brendshëm dhe lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daciq, ka reaguar me tone të forta në 22-vjetorin e ngjarjeve të marsit 2004 në Kosovë, duke i cilësuar ato si “masakër të organizuar dhe të planifikuar”, të motivuar nga separatizmi shqiptar.
Sot janë bërë 22 vjet që nga trazirat e 17 marsit 2004, kur qytetarët u revoltuan pas mbytjes së tre fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër, në fshatin Qabër të Zubin Potokut. Një i katërt që pati shpëtuar, sipas familjarëve kishte treguar se ata ishin ndjekur me qen nga fqinjtë serbët në anën tjetër të lumit.
Edhe 22 vjet pas, ende nuk dihet se kush i organizoi apo nëse ishin të orkestruara qëllimshëm, por disa persona ishin dënuar për pjesëmarrje.
Në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) të botuar më 30 prill 2004, theksohej se në ato protesta humbën jetën 19 persona, nga të cilët 11 ishin shqiptarë të Kosovës dhe 8 ishin serbë të Kosovës, derisa, 954 persona të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve.Ai theksoi se, sipas tij, edhe pas më shumë se dy dekadash nuk është vendosur drejtësi për viktimat serbe, ndërsa akuzoi bashkësinë ndërkombëtare për, siç tha, “injorim të fatit të serbëve në Kosovë”.
“Serbia nuk do të heshtë. Serbia nuk do të harrojë. Serbia nuk do të pajtohet me rishkrimin e historisë”, shkroi Daçiq, duke shtuar se vendi i tij do të vazhdojë të kundërshtojë çdo përpjekje për të relativizuar këto ngjarje.