CS:GO/Momenti kur Bad News Eagles kualifikohen në Paris (VIDEO)
Lexohet për: 1 min.
17-bNE
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ekipi kosovar në video-lojën CS:GO, “Bad News Eagles” e ka mposhtur ekipin më të mirë në botë, “FaZe” me shifrat 2:0 për të siguruar kualifikimin tutje në Paris Major, që zhvillohet nga 8 maj deri më 21 maj në kryeqytetin e Francës.

Kjo fitore e përmbyll një seri të suksesshme të rezultateve (3 fitore dhe 1 humbje) të BNE, ku humbja e vetme erdhi në raundin e parë të kualifikimeve kundër 1WIN (16:9), raporton KosovaPress.

Pas kësaj humbje, BNE nuk shikoi më mbrapa dhe regjistroi një hat-trick të fitoreve kundër Viperio (16:9), Apeks (19:16) dhe FaZe (2:0), për të siguruar kualifikimin tutje për në Paris Major.

Notën më të mirë të kësaj përballje e kishte “gxx-“ (Genc Kolgeci) që regjistroi 48 vrasje dhe 31 vdekje, dhe u vlerësua me notën 1.29.

Ndërkaq, më i miri te FaZe ishte “Twistzz” (Russel Van Dulken) me 44 vrasje e 37 vdekje, dhe me notën 1.25.

Më poshtë i gjeni notat e lojtarëve e statistikat, dhe momentin kur BNE siguron kualifikimin tutje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025