Coca-Cola dhe Nestle akuzohen për pretendime mashtruese
Lexohet për: 2 min.
coca cola
1 vit më parë
Linku u kopjua

Coca-Cola, Danone dhe Nestle janë akuzuar se kanë bërë pretendime mashtruese se shishet e tyre plastike të ujit janë "100% të ricikluara".

Një grup i konsumatorëve dhe dy grupe mjedisore kanë lëshuar një ankesë ligjore në Komisionin Evropian për gjoja “greenwashing”.

“Greenwashing” është një term i përdorur për të përshkruar një veprim të rremë, mashtrues ose të pavërtetë ose grup pretendimesh të bëra nga një organizatë në lidhje me ndikimin pozitiv që një kompani, produkt ose shërbim ka në mjedis.

Ata argumentojnë se shishet nuk janë bërë kurrë tërësisht nga materiale të ricikluara.

Coca-Cola tha se pretendimet e saj për paketimin mund të vërtetohen, Nestle tha se po reduktonte përdorimin e ambalazheve plastike. Ndërsa Danone tha se po vazhdonte të investonte në infrastrukturën e riciklimit.

Kompanitë akuzohen për “greenwashing” kur markojnë diçka si më miqësore ndaj mjedisit sesa është në të vërtetë. Kjo mund të mashtrojë konsumatorët që shpresojnë të ndihmojnë planetin duke zgjedhur për te blere ato produkte.

Ankesa në Komisionin Evropian fokusohet në pretendimet e kompanive se shishet plastike njëpërdorimshe që ato furnizojnë janë ose 100% të ricikluara, ose 100% të riciklueshme.

Organizata Evropiane e Konsumatorit

këmbëngulin se shishet nuk janë bërë kurrë tërësisht nga materiale të ricikluara dhe aftësia për t'i ricikluar ato varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë infrastrukturën e disponueshme./BBC/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024