Nis fushata vetëdijësuese për përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nis fushata vetëdijësuese për përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit
d6c5122d-dff8-4e59-906d-6f36a1a2ee39-
18/06/2026 - 12:02
Linku u kopjua

Byroja Kosovare e Sigurimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me mbështetjen e Bankës Qendrore të Kosovës, ka lansuar sot fushatën vetëdijësuese për përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit, raporton KosovaPress.

Në konferencën e lansimit u tha se qëllimi i kësaj nisme është rritja e informimit të qytetarëve mbi përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit, si një mekanizëm praktik dhe efikas për trajtimin e aksidenteve me dëme materiale.

Drejtori i Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, foli për rolin e Policisë së Kosovës në garantimin e sigurisë në komunikacion dhe në  menaxhimin e rasteve të aksidenteve rrugore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe përdorimit të Raportit Evropian të Aksidentit për trajtimin më efikas të rasteve me dëme materiale.

“Pasqyrimi i gjendjes së sigurisë në komunikacion për periudhën janar-maj tregon se numri i aksidenteve me persona të vdekur është pothuajse i njëjtë,  me 38 persona që kanë humbur jetën. Ndërkaq, aksidentet me dëme materiale kanë shënuar rënie. Kosova, në krahasim me disa shtete të rajonit, qëndron dukshëm më mirë sa i përket numrit të personave që  humbin jetën në aksidente trafiku. Kjo edhe përkundër faktit se numri i automjeteve dhe i shofereve është rritur vazhdimisht, ndërsa aktualisht kemi rreth 950 mijë shoferë  të  licencuar”, tha Rexhepi .


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026