Vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të mos certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit dikush po e konsideron pa bazë ligjore e dikush thotë se KQZ-ja është organ i pavarur e kolegjial dhe vendimin e ka marrë në bazë të vlerësimeve dhe provave. Megjithatë, sipas monitoruesve të proceseve zgjedhore, ky subjekt politik do të certifikohet pas ankesës në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Në këtë institucion konfirmuan për KosovaPress ankesën e Listës Serbe, derisa thanë se brenda afatit ligjor do të vendosin për këtë rast.
Kryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Zllatan Ellek, në prezantimin e kandidatëve për deputetë i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija”.
Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli thotë për KosovaPress se "iniciativa për ta bllokuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit do të dështojë".
Sipas Cakollit, pas anekses së Listës Serbe, PZAP në bazë të praktikës së vendosur nga e kaluara, do të urdhërojë KQZ-në ta konsiderojë të certifikuar këtë subjekt politik për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Unë mendoj se çfarëdo iniciative e partive politike për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe përveç që është e destinuar që të dështojë duke qenë se PZAP edhe në praktikën që vet e ka krijuar me zgjedhjet e vitit 2019 do të urdhërojë KQZ-në që të konsiderojë të certifikuar Listën Serbe”, deklaron Cakolli.
Sipas Baraliut, reagimet e vendeve të QUNIT-it për këtë vendim janë panevojshme dhe ndërhyrje direkte në punën e KQZ-së.
“Pa marrë parasysh rekomandimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme apo Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komisioni Qendror i Zgjedhjet është organ i pavarur kushtetues. Ai ka të drejtë që të bëjë vlerësimet, t’i analizojë provat dhe dëshmitë për përshtatshmërinë apo jo të certifikimet të një subjekti politik në bazë të qëndrimeve apo votave të veta. Ai ka vendosur dje dhe tani nuk është përmbyllur procedura, jemi tek në fillim të saj”, thekson Baraliu.
Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
https://kosovapress.com/%e2%80%8blista-serbe-nuk-kalon-certifikimin-ne-kqz