Stuhia Darragh godet Britaninë e Madhe
Bota
Lexohet për: 2 min.
Stuhia Darragh godet Britaninë e Madhe
6 ditë më parë
Linku u kopjua

Një stuhi e fuqishme goditi Britaninë e Madhe të shtunën pas një paralajmërimi të rrallë të kuq, duke lënë mijëra pa energji elektrike dhe duke ndërprerë udhëtimet dhe ngjarjet sportive.

Rreth 3 milionë njerëz në Uells dhe Anglinë jugperëndimore u paralajmëruan nga qeveria të qëndrojnë brenda, pasi stuhia tashmë ka goditur disa pjesë të vendit.

Mesazhi paralajmëroi njerëzit për rrezik kërcënues për jetën për shkak të “mbeturinave fluturuese, rënies së pemëve dhe dallgëve të mëdha rreth zonave bregdetare”.

Ai pasoi një paralajmërim të rrallë të kuq, lloji më serioz, nga Zyra Meteorologjike e Britanisë, më herët të premten për erë.

Sipas National Grid, më shumë se 55 mijë familje janë tani pa energji në Anglinë jugperëndimore, në Uellsin Jugor dhe në West Midlands.

Disa fluturime dhe shërbime treni janë vonuar për shkak të erës së fortë, me qindra anulime dhe disa ulje të ndërprera në aeroportin Heathrow në Londër, me të tjera të devijuara në Gjermani.

Gjithashtu derbi i së shtunës midis Evertonit dhe Liverpoolit u anulua për shkak të motit të keq.

Kryeministri Keir Starmer tha në X, se qeveria po punon në terren për t'i mbajtur njerëzit të sigurt. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024