Dodik thotë se nuk do të paraqitet në aktgjykimin ndaj tij
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dodik thotë se nuk do të paraqitet në aktgjykimin ndaj tij
9 orë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, konfirmoi se nuk do të paraqitet në aktgjykimin ndaj tij ditën e mërkurë për aktakuzën për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare.

Spekulimet se Dodik nuk do të merrte pjesë në vendimin ishin shfaqur më parë, pasi avokati i tij e kishte lënë të hapur këtë opsion dhe tani ka ardhur konfirmimi zyrtar.

"Kam marrë një vendim. Nuk do të shkoj dhe nuk kam pse të shkoj. Askush nuk më kërkon të shkoj", tha Dodik.

Ai u bëri thirrje gjithashtu mbështetësve të tij, të cilët vinin rregullisht përpara Gjykatës së BeH gjatë procesit gjyqësor, të mos shkonin në Sarajevë të mërkurën. Në vend të kësaj, ai i ftoi në Banja Llukë në një tubim me rastin e kësaj çështjeje. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij po kërcënojnë me masa radikale në rast të një dënimi.

Prokurori Nedim Qosiq kërkoi në seancën e fundit që Dodik dhe drejtori i Gazetës Zyrtare të RS-së Millosh Llukiq, të shpallen fajtorë dhe të dënohen me burgim afër maksimumit të parashikuar me ligj, që mund të jetë deri në pesë vjet.

Ai gjithashtu kërkoi që Dodikut, si dhe Llukiqit, t'i ndalohet mbajtja e posteve në organet ekzekutive ose legjislative për një periudhë dhjetëvjeçare, gjë që praktikisht do ta dërgonte presidentin aktual të Republikës Serbe në pension politik, pasi ai nuk do të kishte më të drejtë të kandidojë.

Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt kanë kërcënuar prej ditësh me “masa radikale” që do të marrin nëse vendimi është fajtor, por ai vetëm të premten sqaroi se çfarë mund të thotë konkretisht.

"Kjo do të thotë që Republika Serbe do të anulojë çdo prani të gjykatës dhe prokurorit të Zyrës (BeH), Agjencia e Hetimit dhe Mbrojtjes së Shtetit (SIPA) dhe të tjera artificiale dhe ekstra-kushtetuese të imponuara në nivelin e BIH dhe të ndalojnë punën e tyre në territor.”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025