City s’ka mëshirë për Lutonin, merr pozitën e liderit në Premier Ligë
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar katër ndeshjet që ishin duke u zhvilluar aktualisht në Premier Ligën angleze, ku kemi rezultate tejet interesante, si dhe lider të ri të tabelës.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, City e ka shkatërruar Lutonin duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:1, raporton KosovaPress.

Një autogol nga Daiki Hashioka (minuta e 2’) dhe golat nga Kovacic (minuta e 64’), Haaland (minuta e 76’), Doku (minuta e 87’) dhe Gvardiol (minuta e 90+3’) i siguruan fitoren sot Cityt, ndërsa golin e nderit te Lutoni e shënoi Ross Barkley në minutën e 81’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, City ngjitet në kuotën e 73 pikëve dhe në pozitën e parë në tabelë, mbi Arsenalin dhe Liverpoolin që kanë nga 71 pikë në vendin e dytë dhe tretë.

Në anën tjetër, Lutoni mbetet në kuotën e 25 pikëve në vendin e 18.

Rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Premier Ligë i gjeni më poshtë.

Newcastle United 4:0 Tottenham Hotspur

Brentford 2:0 Sheffield United 

Burnley 1:1 Brighton

Manchester City 5:1 Luton Town

Nottingham Forest 2:2 Wolverhampton

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024