City pëson humbjen e parë, Liverpool merr kryesimin në Premier Ligë
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua
Futbollistët e Bournemouth kanë shënuar fitore të madhe në xhiron e dhjetë të Premier Ligës duke i shkaktuar humbjen e parë Manchester City në këtë edicion, gjë të cilën arriti ta shfrytëzojë Liverpool pas kthesës së madhe ndaj Brighton si vendës duke marrë kështu kreun e tabelës.
Skuadra vendëse shënoi golin e epërsisë në “Vitality” përmes Antoine Semenyo në minutën e 24-të, pas asistimit të Milosh Kerkez. Ky i fundit serish pati një asistim në minutën e 64-të për Evanilson, i cili u tregua i saktë para portës kundërshtare për rezultatin 2:0.
Futbollistët e Pep Guardiola u përpoqën të përmbysin rezultatin deri në fund të takimit, duke arritur vetëm një gol që ishte i pamjaftueshëm në minutën e 82-të përmes kroatit Joshko Gvardiol, pas asistimit të Ilkay Gvandogan.
Në ndeshjen tjetër Liverpool ishte pranë disfatës së papritur para shikuesve të vet nga ekipi Brighton, pasi ky i fundit ishte në epërsi deri në minutën e 69-të me golin e Fredi Kadroglu në minutën e 14-të, pas asistimit të Danny Welbeck.
Gapko dhe Sallah brenda tre minutash, 69 e 72, përmbysën epërsinë e mysafirëve, për rezultatin përfundimtar 2:1, duke siguruar kështu fitoren e tetë në këtë edicion garash dhe kreun e tabelës me 25 pikë.
Në ndeshjet e tjera të ditës Ipswich Town-Leicester City 1:0, Nottingham Forest-West Ham 3:0, Southampton-Everton 1:0, Newcastle-Arsenal 1:0. Sonte luajnë edhe Wolves-Crystal Palace, ndërsa nesër zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së dhjetë Tottenham Hotspur-Aston Villa dhe Manchester United-Chelsea.
Tabela: Liverpool 25, Manchester City 23, Nottingham Forest 19, Arsenal 18, Aston Villa 18, Chelsea 17, Brighton 16, Bournemouth 15 etj.